Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar nënshrkimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva
Ndër të tjera, Gashi ka thënë se: “E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.”
Kujtojmë se për shkak të dyshimeve për keqpërdorim me rezervat shtetërore, ishin arrestuar tre persona. Një biznesmen dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë.
Njoftimi i plotë i Gashit:
E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.
Sot i dorëzuam nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.
Çka është bërë me rezervat shtetërore?
Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre?
A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave?
Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme.
Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!