Sport
Gareth Bale realizon golin e mbrëmjes, e “shembi” portën nga gjuajtja e lirë
Demokracia
21:58 | 24 Mars 2022

Share:

Uellsi e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Austrisë me rezultat 1-0.

Ky takim është i vlefshëm për kalim në finale të play-offit për kualifikim në Botërorin e këtij viti.

Ishte kapiteni Gareth Bale që ka realizuar për 1- 0 në minutën e 25-të.

Ylli uellsian shënoi një supergol nga goditja e dënimit për epërsinë e skuadrës së tij.

Bale që nuk po luan për Real Madridin vazhdon të dhurojë magji sa herë që luan me kombëtaren e tij.

Të ngjashme