Lajme
“Garda e vjetër” e LDK-së mbetet edhe jashtë kryesisë
Demokracia
15:09 | 20 Mars 2021

Share:

Dy ish-nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu e Haki Rugova kanë mbetur jashtë kryesisë së kësaj partie.

Asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur për nënkryetar të partisë, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që është mbajtur sot, raporton Demokracia.com.

Siç edhe u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetarë të rinj të LDK-së janë Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi.

Ndërkaq, Imri Ahmeti është zgjedhur nënkryetar i partisë.

Vlen të theksohet se deri tani nga Agim Veliu nuk ka pasur as një urim për zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar i partisë, ani pse ka kaluar një javë që nga mbajtja e Këshillit Zgjedhor.

Ndërkaq, as rreth kryesisë së re nuk ka pasur një koment nga ai deri më tani./Demokracia.com/

Kjo është kryesia e re e LDK-së

Të ngjashme