Lajme
Garda e FSK’së gati për ceremoni: Në pritje kancelari gjerman
Demokracia
10:30 | 10 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Aeroplani me të cilën udhëton ai ka ateruar në orën 9:45. Për ta pritur atë në aeroport kishte dalë vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Ndërkohë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë është shtruar tepihu i kuq ku është rreshtuar edhe Garda e FSK-së për ta pritur atë me nderimet më të larta shtetërore.

Scholz do të qëndroi në Kosovë rreth katër orë prej nga do ta marr rrugën drejt Beogradit për të qëndruar dy orë aty. Më pas nga Serbia ai do të udhëtoi drejt Greqisë.

Të ngjashme