Lajme
Garat me vetura po i vrasin të rinjtë në Kosovë, katër të vdekur për një muaj
Demokracia
09:09 | 27 Janar 2024

Share:

Garat ilegale me vetura në rrugët e Kosovës janë shndërruar në shqetësim serioz.

Brenda një muaji, dy aksidente me fatalitet janë shkaktuar si pasojë e garave ilegale të veturave, shkruan Demokracia.com.

Rasti i fundit ishte në Gjilan. Më 25 janar, pas një aksidenti trafik që ndodhi në Miresh të Vogël të Gjilanit, ka mbetur i vdekur një 28-vjeçar.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se janë ndalur tre persona të dyshuar, me inicialet F.A, B.A dhe L.M.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se dy nga të dyshuarit ishin duke zhvilluar gara me të ndjerin.

Të njëjtit, bashkë me një person të tretë, dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmë viktimës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

LEXO MË SHUMË: 

“Po bënin gara”: I riu gjilanas u vetaksidentua për vdekje, ndalohen tre të dyshuar që nuk e ndihmuan

Më 16 dhjetor të vitit 2023, në autostradën “Ibrahim Rugova”, deri sa dy të rinj po bënin gara me vetura, njëra veturë doli nga kontrolla dhe goditi 6 persona që po i shikonin, ku 3 nga ta mbetën të vdekur.

Për pasojë, aty mbetën të vdekur Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

LEXO MË SHUMË: 

“Gara” që përfundoi me tre të vdekur, një muaj paraburgim ndaj dy shoferëve

Përkundër rasteve tragjike, garat ilegale të veturave po vazhdojnë në vend. Policia ka bërë apel te shoferët e automjeteve që t’i respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, duke i ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme