Lajme
Gara: Për 24 vjet janë hulumtuar mbi 2,700 lokacione të dyshuara për varreza masive
Demokracia
19:05 | 26 Prill 2023

Share:

Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, është shprehur se mungesa e informacionit është një prej sfidave më të mëdha në procesin e kërkimit të varrezave masive.

“Krejt kjo për shkak të qasjes politizuese të Serbisë”, ka theksuar Gara.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka shtuar se Kosova është shembull në rajon për trajtimin e informatave të reja, derisa ka potencuar edhe numrin e rasteve të hulumtuara nga paslufta për të gjetur persona të zhdukur.

“Për 24 vjet kanë mbi 2,700 lokacione të hulumtuara të dyshuara për varreza masive”.

Gara ka thënë se së shpejti do të ketë gërmime në dy lokacione.

Të ngjashme