Sulmuesi nigerian i Montpellier, Akor Adams i prinë momentalisht garës për Këpucën e Artë të këtij sezoni, pasi deri tani ka shënuar 22 gola me klubi francez dhe norvegjez Lillestrom, ku luajti deri në verë.
Në listën e 20 lojtarëve në garë momentalisht për Këpucën e Artë përfaqësohen deri në dhjetë liga të ndryshme.
Disa, shumë larg pesëshes së madhe, por lojtarët e tyre kanë arritur të futen fshehurazi në këtë listë të përzgjedhur.
Gazeta Marca ka publikuar listën me 20 lojtarët që momentalisht janë në garë për Këpucën e Artë.
Emra si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Jude Bellingham dhe Lautaro Martinez gjendet jashtë treshes.
I vetmi emër i ‘madh’ që gjendet në treshe është ylli i Bayern Munichut, Harry Kane.