Lajme
GAP: Në Kosovë mungon një institucion i pavarur për vlerësimin e shpenzimeve buxhetore
Demokracia
14:26 | 11 Qershor 2024

Share:

Në Kosovë mungon një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorim e çështjeve fiskale, kështu është theksuar në tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”, e organizuar nga Instituti GAP, në të cilën është kërkuar nga institucionet përgjegjëse të merren më shumë me menaxhimin e financave publike.

Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP ka theksuar se nga qeveria ka një mosbashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumenteve tjera afatmesme strategjike që do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në Kosovë tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin me paranë publike”, tha Hasaj.

Ndërsa, koordinatorja e Hulumtimeve në Institutin GAP, Rrona Zhuri e cila ka bërë prezantimin e raportit dhe ka renditur sfidat që po përballet vendi në këtë drejtim, ka thënë se është vërejtur se në raste të fushatave zgjedhore janë propozuar ndryshime legjislative ad-hoc vetëm për qëllime politike.

“Kemi vërejtur që në raste të fushatave zgjedhore janë propozuar ndryshime legjislative ad-hoc vetëm për qëllime politike. Lidhur me këto sfida në Kosovë nuk ka pasur një institucion të pavarur që monitorues i cili ka bërë mbikëqyrjen e qeverisë…Duke, marrë parasysh gjitha këto është vërejtur nevoja për themelimin e një institucioni të pavarur fiskal”, tha ajo.

Ndërsa Zhuri pas prezantimit ka ofruar disa opsione që mund të përshtaten në rastin e Kosovës në krijimin e këtij institucioni.

“Në aspekt të modelit institucional, janë disa opsione që mund të përshtaten në rastin e Kosovës. I pari është institucioni fiskal i pavarur si institucion i ndarë, i dyti është zyre parlamentare në kuadër të Kuvendit, dhe i treti është institucion fiskal në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ne kemi ofruar edhe disa Rekomandimet për Kosovën rekomandimi i parë është që të themelohet një institucion i pavarur fiskal sipas kërkesave minimale të caktuara nga direktivat e Komisionit Evropian, si dhe parimeve kyçe të caktuara nga OECD. Të sigurohet që institucioni fiskal i themeluar, qoftë në formë të ndarë nga institucionet tjera, ose si pjesë e ZKA ose Kuvendit, të ketë pavarësi të plotë”, tha ajo.

Të ngjashme