ShowBiz
Ganiu: Më quanin ‘pijanec’, kur kur më sheh Zoti – kurrë në jetë nuk fshihem prej askujt
Demokracia
23:34 | 15 Janar 2024

Share:

Ish konkurrenti iBig Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, është shfaqur sonte (e hënë) në spektaklin e këtij formati.

Lidhur me eksperiencën në BBVK, gazetari ka thënë se ka qenë familja arsye pse ai kërkoi që vullnetarisht t’i jepte fund kësaj aventure televizive.

“E kam menduar familjen dhe nënën, nuk e lejoj veten të bi në një pozitë të tillë. Një sqarim për opinionin publik se jam kujdes shumë për barin, dhe për diçka që e ka pa Zoti, kurrë në jetë nuk fshihem prej dikujt”, u shpreh ai.

I njëjti tutje shtoi: “Më thonin pijanec, por ecsha më drejt se ta”.

Ai me të hyrë në studio ka thumbuar edhe opinionisten Anita Muçaj – Haradinaj pas një ofendimi që ia bëri javë më parë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ganiu theksoi se ka ardhur në studio pasi e kishte për detyrë për publikun dhe ata që e kanë përkrahur.

Mes tjerash, humoristi shtoi se nuk është pishman për vendimin që mori për të dalë.

Të ngjashme