Lajme
Ganimete Musliu kujton Merevete Maksutaj: Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet
Demokracia
14:31 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu në përvjetorin e rënies heroike të Merevete Maksutaj, ka bërë homazhe te shtatorja në Pejë duke nderuar veprën dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuan trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit.

“Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet. Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj.  Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë i Musliut, pa ndëhryrje:

Në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj, sot në Pejë bashkë me nënkryetarin e Istogut, Ali Nimanaj, me miq të shumtë dhe me motrën time nderuam luftën heroike të një vajze 20 vjeçare e cila e deshi LIRINË më shumë se jetën.  Në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuam trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit.

Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet.

Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj.  Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja.

Lavdi dëshmores Mervete Maksutaj dhe gjith dëshmorve të rënë për LIRI!

Të ngjashme