Lajme
Ganimete Musliu i thotë Haxhi Avdylit ta vizitojë psikiatrin, pasi e quajti Edi Ramën zëdhënës të Vuçiqit
Demokracia
08:03 | 22 Qershor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kolegu i saj në Kuvend nga radhët e VV-së, Haxhi Avdyli, ka nevojë për psikiatër.

Komentet e saj vijnë pasi Avdyli e kishte quajtur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, zëdhënës të Vuçiqit. Musliu thotë se kushdo që e do Kosovën, nuk e thotë një gjë të tillë.

“Haxhi Avdyli ka nevojë për psikiatër. Kosova nuk ka nevojë të frikësohet nga Edi Rama, por nga soji i Haxhi Avdylit”, tha ajo në T7.

“Ai që i thotë Ramës Vuciq, ka nevojë për psikiatër. Një njëri që e don Kosovën nuk e thotë një gjë të tillë”, shtoi përfaqësuesja e PDK-së në Kuvend.

Të ngjashme