Sport
Gani Sejdiu jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Vëllaznimi
Demokracia
17:58 | 12 Shtator 2022

Share:

Në katër ndeshje të zhvilluara – KF Vëllaznimi ka pësuar po aq humbje.

Këto rezultate dhe gjendja e rëndë financiare e kanë shtyre trajnerin, Gani Sejdiu që të jap dorëheqje nga detyra e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu, përmes mediumit lokal të Gjakovës – TV Syri Vision.

“Kam vendosur për tu larguar. Jam ardh si mik, e do të shkoj si mik. Miqësia do të jetë gjithmonë, respekti për historinë e klubit mbetet i njëjtë”, tha ai ndër të tjera.

Sejdiu po ashtu shtoi se në Vëllaznim kishte ardhur pa ndonjë interes personal, por thjeshtë për t’i ndihmuar në këtë situatë që po kalojnë.

Skuadra me traditë ishte përshëndetur nga Superliga në vitin 2019, teksa momentalisht gjendet në pozitën e fundit të Ligës së Parë, Grupi A.

Të ngjashme