Lajme
Gani Kriezit i konfirmohet burgu i përjetshëm pasi e mbyti vëllain dhe ia dogji trupin, Krivaqa doli para Apelit: Javë e rëndësishme për drejtësinë
Demokracia
22:33 | 14 Janar 2024

Share:

Kjo javë ka shënuar ndër ditët e saj më të rëndësishme, në historinë e gjykatave të Kosovës, e sa i përket vendimeve që merren aty.

Gani Krijezi bëhet personi i parë në Kosovë, që burgimi me dënim të përjetshëm, i është vërtetuar nga të trija shkallët; themelorja, apeli e supremja.

Ai u dënua për vrasjen e vëllait. Sipas aktgjykimit Ganiu vrau vëllaun e tij, si dhe e dogji atë. Tronditëse gjithashtu është përshkrimi, se Ganiu e dinte, se i vëllai i tij, që do ta mbyste, kishte para, sepse kishte ardhur nga Zvicrra. Kjo ngjarje pati ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Çka thuhet në aktakuzë:

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, i akuzuari Gani Kriezi, me dashje ka privuar nga jeta vëllanë e tij, B.K.

Aktakuza thotë se i akuzuari, paraprakisht kishte njohuri se vëllai kishte një shumë të konsiderueshme të parave, të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës dhe në ditën kritike, Gani Kriezi kishte shkuar në shtëpinë e tij gjoja për t’ia dërguar një shumë të hollave prej 7 mijë euro, të cilat i kishte marrë nga djali i të ndjerit B.K, Altinit Jashar Cukiqi, në emër të një borxhi.

Tutje, aty thuhet se gjatë një bisede të përbashkët, i akuzuari ishte fyer nga tani i ndjeri, me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij.

në aktakuzë thuhet se i revoltuar nga kjo, i akuzuari kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen, ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e tani të ndjerit B.K, hyn brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas i akuzuari e merr kufomën, duke e tërhequr zvarrë me një batanije, e vendosë në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: drunj, plastikë, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera, të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh, i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë dhe më pas mbeturinat së bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit thuhet se i hedh jashtë shtëpisë, në një vend deri tani të paidentifikuar, më qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit.

Krivaqa

Dardan Krivaqa është një i dënuar tjetër me burgim të përjetshëm. Por, Krivaqa, për vrasjen e Marigona Osmanit, përjetësisht u dënua vetëm nga shkalla e parë. Pas ankesës për këtë vendim, këtë javë ai ka dalur para gjykatës së shkallës së dytë, asaj të apelit.

Seanca në apel ndaj Krivaqës e Arbër Sejdiut, vazhdoi e mbyllur.

Orges Zhugolli

Këtë javë para gjykatës doli edhe Orges Zhugolli, i cili akuzohet se e vrau Amir Zhegrovën, pa u njohur e pa u parë asnjëherë më parë. Thjesht sepse u ngatërruan në komunikacion. Ky është frustrimi i babait të Amirit, që i mbeti i biri i vrarë,

Shoku i Amirit, Endriti i cili ka qenë present në momentin kritik të vrasjes së shokut, mundohet t’a jap versionin e tij, se si ka ndodhur rasti.

Por, ku ishte i ulur Endriti, në veturën që po e ngiste tashmë viktima, Amir Zhegrova. Endriti thotë prapa, por avokati i të pandehurit ka vërejtje.

Manxhuka e Azemi

Për seancën që u mbajt ndaj zëdhënësit të Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, e asamblistit Egzon Azemi, nuk pati shumë detaje. Ata akuzohen për kanosjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, pas lirimit nga paraburgimi të ish-policit Dejan Pantiq. Erdhën pa avokatë e kërkuan përjashtim të prokurorës së rastit.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024