Fotoreporteri që ia tregoi botës Masakrën e Jasharëve, Ilir Bylykbashi ka zbuluar fotografinë në Kullën e Jasharëve në vitin 1991.
Bykykbashi në T7 ka treguar se si pjesëmarrësi i protestës në vitet 1981 në Prishtinë, Gani Koci ishte ulur gju më gju bashkë me Azem Vllasin, i cili në atë kohë ka qenë kryetar i Krahinës autonome të Kosovës.
Ai tregoi se çka i kishte thënë Koci për takimin që pati në Kullën e Jasharëve me Vllasin.
“Sulmi i parë ndodh në 31 dhjetor më 1991. Gani Koci që tash po duhet me cek qa foli aty, se ky si i burgosur krejt kqyrshin qa u bo, qysh ky me Azem Vllasin gju më gju. Edhe ky e nxjerr një fjalë: Me’m pasë thon dikush që unë ulem gju më gju me Azem Vllasin isha vra, por sot për çështjen kombëtare do të jemi bashkë”, tha Bylykbashi.