Lajme
Gani Jakupi në stilin e pozerit përkrah Solanës, fotografinë e shpërndan në “X”
Demokracia
11:16 | 15 Qershor 2024

Share:

Gani Jakupi, konsulent i MPJD-së që paguhen 7.500 euro, ka vazhduar me aktivitetet e tij.

Kësaj radhe, ai ka takuar një person që në të kaluarën ka pasur disa poste të rëndësishme.

Jakupi është takuar me Javier Solanën, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-së në kohën e luftës në Kosovës.

Jakupi ka publikuar një fotografi nga takimi, ndërsa ka treguar se ia ka dhuruar edhe librin e tij.

“Me Javier Solanën, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, duke evokuar të kaluarën dhe duke festuar të ardhmen.

Ai u largua me një kopje të “Retour au Kosova”, kujtimet e mia të një kohe të ndikuar shumë nga vendimet e tij” – ka shkruar ai.

Të ngjashme