Lajme
Gani Dreshaj dhe tre kandidatë të tjerë të AAK-së mbesin jashtë listës zgjedhore
Demokracia
16:14 | 26 Janar 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimin edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka aprovuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për moscertifikimin e disa kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), raporton Demokracia.com.

Sipas vendimit të PZAP-it, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati mbesin jashtë listës zgjedhore pavarësisht se AAK-ja kishte dorëzuar emrat për zëvendësimin e tyre.

Theksojmë se PZAP-i ka bërë të ditur se kundër këtij vendimi të gjitha partitë politike kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme