Sport
Galatasaray tani synon ta blejë kartonin e Milot Rashicës
Demokracia
18:37 | 21 Shtator 2022

Share:

Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk, i kënaqur me paraqitjen e Milot Rashicës, dëshiron transferimin e anësorit kosovar, i cili iu bashkua verdhekuqeve në formë huazimi në ditën e fundit të transferimit, njofton “Fanatik”, transmeton Demokracia.com.

Milot Rashica, i cili u huazua nga skuadra angleze Norwich në ditën e fundit të transferimit në Galatasaray, pati shansin të luajë në pjesën e dytë të ndeshjes Kasımpasa, e cila u fitua 3-2 si mysafir në Superligën e Turqisë.

Sipas raportimeve të mediumit turk “Fanatik”, ecuria e Rashicës, e cila bëri një përpjekje të madhe për t’u përshtatur plotësisht me skuadrën, e ka lumturuar trajnerin Okan Buruk.

Okan Buruk është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e anësorit 26-vjeçar.

Mësohet se Galatasaray po planifikon të veprojë shpejt për të marrë kartonin e anësorit kosovar, të cilit Buruk planifikon t’i japë më shumë kohë në ndeshjet që do të luhen pas pushimit ndërkombëtar.

Teksa mësohet se futbollisti 26-vjeçar është shumë i lumtur si për të jetuar në Stamboll ashtu edhe për të qenë në Galatasaray, pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e skuadrës angleze./Demokracia.com/

Të ngjashme