Sport
Galatasaray del me njoftim zyrtar pas arritjes së Rashicës në Stamboll
Demokracia
11:01 | 08 Shtator 2022

Share:

Galatasaray ka publikuar pamjet e momentit kur Milot Rashica zbarkoi në Stamboll për të kompletuar huazimin te gjiganti turk nga Norwich City.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica arriti në Stamboll në orët e para të mëngjesit ku u prit nga shumë tifozë të klubit, shkruan Demokracia.com.

“Milot Rashica, me të cilin filluam negociatat për transferim, ka mbërritur herët në mëngjes në Stamboll”, thuhet në postimin e Galatasaray në faqen zyrtare.


Sulmuesi kosovar  pritet që gjatë ditës së sotme të kryejë testet mjekësore.

Milot Rashica do të luajë për një vit me Galatasarayn./Demokracia.com/

Të ngjashme