Sport
Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet
Demokracia
21:53 | 12 Prill 2021

Share:

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën ndaj Gaziantep, që u mbyll me shifrat 2-1.

Futbollisti kundërshtar, Maksim ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë shumë të zgjuar, duke goditur poshtë murit, portieri i Fenerbahçes, reagoi mjaft mirë në fillim, duke e pritur topin, edhe pse kishte pamje të kushtëzuar, teksa më pas, është treguar naiv, duke e shtyrë topin më këmbë.

Në atë moment sfera e kalon vijën fatale dhe gjyqtari akordon gol për Gaziantep. Një episod i rrallë që nuk jemi mësuar ta shikojmë në ndeshje të këtyre niveleve. /Demokracia.com

https://streamable.com/37phss

Të ngjashme