Kuriozitete
Gafa e Biden bëhet virale, ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë
Demokracia
11:32 | 23 Qershor 2023

Share:

Një tjetër incident i papritur me protagonist Presidentin amerikan, Joe Biden ka ndodhur në SHBA.

Këtë herë “planetari” krijoi shumë pikëpyetje kur gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ngatërroi himnet kombëtare.

Siç shihet në videon e mëposhtme, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.

Biden madje e mban dorën në të njëjtin vend për 15 sekonda përpara se më në fund të kuptojë gabimin e tij dhe ta heq atë me një lëvizje të ngadaltë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025