Lajme
Gafa e Berishës për pensionin minimal 100 euro, Rama e ironizon: E shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet
Demokracia
12:12 | 04 Maj 2025

Share:

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.

Rama ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi.

“Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së.

Të ngjashme