Real Madridi nuk ka mundur të shkojë më shumë se në kuotën e një pike përballë Real Sociedadit në sfidën e javës së 25-të në La Liga, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1 në një sfidë të luftuar shumë.
Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj nuk u aktivizua asnjë minutë te Sociedadi duke qëndruar gjithë kohën në bankinë.
Gjithsesi, ky është një hap fals për skuadrën madrilene e cila tash lejon shkëputjen e Atletico Madridit me pesë pikë dhe një ndeshje më pak.
Reali mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që është në vendin e dytë. /Demokracia.com