Juventusi nuk ka mundur të shkojë më shumë se në kuotën e një pike përballë Veronas, shkruan Demokracia.com.
Verona e Juventus janë përballur sot ndërmjet vete në sfidën e javës së 24-të në Serie A, ndeshje kjo që u mbyll me barazim 1:1.
Ronaldo ka shënuar për Juven ndërsa barazoi Barak për Veronën.
Juventus tash ka 45 pikë, tetë pikë më pak sesa Interi por që ka një ndeshje më pak.
Në anën tjetër Verona është në pozitën e nëntë me 34 pikë. /Demokracia.com