Sport
Gabon Atletico Madrid, buzëqeshin Barcelona e Real Madrid
Demokracia
23:10 | 13 Mars 2021

Share:

Atletico Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se në kuotën e një pike sonte përballë Getafës, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Diego Simeones ka luajtur baras pa gola 0:0, në këtë transfertë e cila doli të jetë shumë më e vështirë sesa ishte parashikuar.

Ky është një hap tjetër fals i skuadrës madrilene e cila tash i futë shumë seriozisht në luftë Barcelonën e Real Madridin.

Katalunasit nesër luajnë me Hescuan dhe në rast fitoreje do të afrohen në vetëm pesë pikë, derisa Reali tash është larg gjashtë pikë.

Kjo nënkupton se lufta për titull në Spanjë kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje është shumë e ashpër. /Demokracia.com

 

Të ngjashme