Lifestyle
Gabimi që bëni sa herë lini bakshishe në bare e restorante
Demokracia
19:48 | 21 Korrik 2021

Share:

Ka një arsyetim për këtë. Sipas një studimi të fundit të bërë në Amerikë, rezulton se shumë njerëz “bëjnë një gabim të madh kur bëhet fjalë për bakshishin”  – e konsiderojnë atë shumë pas tatimit. Ekspertët tregojnë se bakshishi është përqindja e përshtatshme për shërbimin që ke marrë (sugjerohet 15-20 për qind), që llogaritet në total si shumë para tatimit.

Restorantet në Amerikë dhe Kanada, por një pjesë e mirë edhe në Europë, e kanë detyrim dhe e shpjegojnë në faturat e tyre edhe përqindjen e bakshisheve për secilin nga nivelet e përcaktuara  – 15%, 18%, 20% , pasi kanë marrë shumën totale nga ju – sepse ky është edhe shpërblimi i kamerierit. Bakshishi mund të jetë i llogaritur në faturë, por gjithnjë është i theksuar. Bartësit të valixheve u jepet një deri në dy dollarë amerikanë për valixhe, ndërsa shërbyeses së dhomës 1 deri në 2 dollarë për natë. Bakshishi i taksistëve është 15 për qind.

Sipas ekspertëve, ky nuk është gjë tjetër, veçse një tregues i qartë që para se të lësh bakshish, duhet të shohësh mirë faturat, sepse edhe bakshishi është llogaritur brenda shumës që të është kërkuar në faturë. Por shumica prej nesh kalojnë vite të tëra duke ngrënë jashtë dhe asnjëherë nuk e mendojnë seriozisht këtë gjë.

Ja pra, tani që e di, mund të japësh një shifër sa para në vit mund të kursesh vetëm duke e menduar serizosht punën e bakshisheve?

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024