Granit Xhaka ka reaguar pas barazimit të sotëm dhe gabimit fatal në ndeshjen mes Burnleyt dhe Arsenalit.
Në “Turf Moor”, Burnley ka barazuar 1:1 me Arsenalin, shkruan Demokracia.com.
Për Arsenalin shënoi Aubameyang, kurse për vendasit shënoi Wood pas një gabimi fatal nga Xhaka.
Xhaka me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar falje për gabimin e bërë.
“I ngris duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani unë ndihem i frustruar ashtu siç ju jeni të frustruar”, ka shkruar Xhaka. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/281740896641983?__cft__[0]=AZWAG_pu1ywTMQudcjNfMR-6TwVqxfDEdzwzQDI6txZf6zIWzfgr-UmWftBWeuKlBcqG46GHl74PI-v5w4kgaNQR-V03sJSI-FF1uULUqVKgEzjFCFNK8JRz5uHjvQYuaMFBvVP0PCyXYQdrJla6E5az&__tn__=%2CO%2CP-R