Sport
Gabim i çuditshëm në derbin e Ligës së Parë, futbollisti ia “fal” topin kundërshtarit
Demokracia
15:36 | 20 Prill 2022

Share:

Në një nga ndeshjet kryesore të xhiros në Ligën e Parë të Kosovës në futboll mes Vëllaznimit dhe Lirisë ka ndodhur një situatë tejet e çuditshme.

Vëllaznimi dhe Liria po përballen në stadiumin e qytetit në Gjakovë në kuadër të javës së 23-të në Grupin A të Ligës së Parë, raporton Demokracia.com.

Liria është në avantazh 0:1 që nga minuta e 35-të kur realizoi Blendi Memaj nga afërsia. Kjo epërsi ka mundur të ngritet në 0:2 sikur njëri nga lojtarët e Lirisë të shfrytëzonte një gabim “të çuditshëm” nga lojtari kundërshtar.

Lojtari me numrin 19 te Vëllaznimi në fazën e mbrojtjes në një goditje të lirë në vend të shërbente ndonjërin nga bashkëlojtarët, e çoi topin “gabimisht” te kundërshtari.

E këta të fundit dështuan të dërgojnë topin në rrjetë në një mundësi të mirë shënimi nga afëria, kur edhe portieri vendas nuk gjendej në zonën e tij.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin e çuditshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024