Ndeshja mes Uruguait dhe Perusë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Megjithatë polemikat “pushtuan” këtë ndeshje dhe me të drejtë duke parë gabimin fatal të arbitrit.
Në minutat e fundit të ndeshjes, lojtarët peruanë hodhën një top brenda zonës dhe që portieri e kapi. Megjithatë kontrolli i tij ishte difektoz dhe topi kishte kaluar brenda vijës. Lojtarët shpërthyen në ulërima nga ai moment, të cilët kthyen sytë nga arbitri, por loja vazhdoi.
Ky vendim ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes dhe nga pamjet e përsëritura duket qartë që topi ka kaluar vijën e portës. Uruguai u kualifikua në Botëror me këtë fitore , por që la pas shumë polemika pasi diferenca mes dy kombëtareve ishte vetëm 1 pikë përpara kësaj ndeshjeje.