Lajme
“Fytyra e vërtetë e Serbisë së sotme, turpi i qeverisë së Vuçiçit”
Demokracia
20:00 | 16 Maj 2022

Share:

Kryetari i Shoqatës së Dëshmitarëve dhe Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, Murat Tahiroviç, ka thënë për “Danas” se fakti që krimineli i dënuar me burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhiç, publikon tekste autoriale në të përditshmen beogradase “Veçernji Novosti” nuk është asgjë e re “nga një kriminel lufte dhe atyre që i japin hapësirë mediatike”.

Ish-kreyetari i entitetit serb të Bosnjes “Republika Srpska” Radovan Karaxhiç, i cili gjenden në burgim të përjetshëm në Angli, publikoi një teskt “ekskluziv” në gazetën serbe me titullin “a mund të mbijetojë bota pa pjesë?”.

Në atë tekst Karaxhiç shkruan se “lufta e vogël në Jugosllavi ishte e domosdoshme për shkak të diçkaje më të madhe në Ukrainë”.

“Para gjykatës në Hagë, krimineli përdori 248 dëshmitarë në gjyqin e tij, më së shumti i dënuar në Hagë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Sot ai po mundohet të jetë lider i atyre që mohojnë trashëgiminë, pra vendimet gjyqësore. Një mesazh për ata që e ndjekin – të gjitha teoritë e konspiracionit dhe pafajësia e Karaxhiçit janë kthyer në burgim të përjetshëm sepse ai është përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera kundër njerëzimit. Ne viktimat kemi ligjin e Inzkos me të cilin luftojmë kundër mohuesve, pra atyre që e ndjekin. Historia e publikuar e kriminelit Karaxhiq në Serbi është një tjetër turp për Serbinë dhe qeverinë e Vuçiçit, por është një nxitje për ne që të ngulmojmë në rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë Tahirovic për gazetën serbe “Danas”.
Gazetari dhe avokati Senad Pecanin thotë se kjo është “pamja e vërtetë e Serbisë së sotme”.

“Një kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në faqen e parë të një gazete të Beogradit, shkruan tekst autorial”, ka shkruar Pecanin në Twitter.

 

Të ngjashme