Dua Lipa ka zgjedhur edhe një tjetër herë rrjetet sociale për të lajmruar një tjetër sukses të albumit të saj “Future Nostalgia”.
Albumi është shpallur më i shituri në vitin 2021 në Britaninë e Madhe, transmeton Demokracia.com
“Future Nostalgia” është një album që vertetë po pëlqehet nga të gjithë dhe këtë e vërteton fakti që është albumi më i shitur në Angli.
Albumi i këngëtares Dua Lipa shitet nga kompania “Ëarner Records dhe deri tani janë shitur 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).
Është java e 33 të që albumi po vazhdon të qëndrojë në ‘top 10 albumeve më të mira”, duke qenë në katër prej tyre në vendin e parë.
“Future Nostalgia” vazhdon të arrijë suksese të reja, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë botën”, tha presidenti i Warner Records në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Christie./Demokracia.com