Sport
Futsall: Bllokimi i fluturimeve ajrore, Kombëtarja shqiptare nuk udhëton drejt Ukrainës
Demokracia
12:32 | 08 Prill 2021

Share:

Kombëtarja shqiptare e futsallit nuk do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ukrainës, në kuadër të elimintoreve për Kampionatin Evropian.

Zyra për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nuk do të udhëtoj në drejtim të Ukrainës për shkak të bllokimit të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, përcjell Demokracia.com.

Kombëtarja “kuqezi” duhet të ishte nisur në mëngjesin e sotëm drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur.

FSHF-ja ka njoftuar gjithashtu se në lidhje me këtë situatë ia kanë bërë me dije edhe UEFA-s. /Demokracia.com

Të ngjashme