Lajme
Futen në punë laparaskopët e dhuruar nga SHBA
Demokracia
14:26 | 18 Janar 2021

Share:

Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka kryer operacionet e para zgjedhore, pas disa muajsh, për të shënuar kthimin e programit të rregullt operativ, i cili u pezullua për shkak të përkeqësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.

QKUK nëpërmjet një njoftimi, thotë se mjekët intervenuan tek pacientët, duke përdorur aparaturën bashkëkohore të laparskopisë, e vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, e cila i ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse, QKUK-së fundvitin e kaluar.

Laparaskopët i përkasin teknologjisë së fundit dhe Kosova është i vendi i vetëm në Ballkan që ka këtë aparaturë.

Të ngjashme