Sport
Futbollistja nga Kosova realizon për Real Madridin kundër Villarrealit
Demokracia
14:42 | 15 Maj 2022

Share:

Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani ka realizuar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Kosovare Asllani ka kaluar në epërsi Real Madridin kundër Villarrealit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të Primera Divisionit të grave në Spanjë.

Asllani shënoi nga penalltia në minutën e 44-t për t’i dhënë epërsinë e parë “Los Blancos”.

Ndryshe, vasha kosovare po shkëlqen me ekipin e Real Madridit.

Të ngjashme