Futbollistja kosoavre, Endrina Elezaj është larguar nga KFF Mitrovica.
Ajo ka bërë hapin e saj më të madh në karrierë, duke u transferuar te skuadra kroate, Dinamo Zagreb, shkruan indeksonline. Elezaj u lagua nga KFF Mitrovica pas shtatë viteve, dhe ka falenderuar klubin për besimin sa ishte pjesë e tyre.
Postimi i poltë:
Familjarë, miq e dashamirë,
Desha t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e familjes së madhe të KFF Mitrovica, e cila për këto 7 vite sa isha pjesë e këtij ekipi, ishte sikur familja ime e dytë.
Desha të falënderoj për këto vite të mrekullueshme kryetarin e klubit, z. Hajrullah Haxhiu, i cili ishte i pakompromis në zhvillimin e klubit tonë dhe gjithmonë na mbështeste neve vajzave të ekipit. Po ashtu, falenderoj drejtorin Adnan Ademi, i cili ishte çdo herë i palodhur dhe i gatshëm për neve, trajnerin Seid Onbashi dhe bashkëlojtaret e mia, me të cilat kemi kaluar vite të bukura, emocione të paharrueshme dhe suksese të jashtëzakonshme.
Për mua, këto vite do të mbesin gjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia më të bukura.
Nga sot, karrierën time do ta vazhdoj në Kroaci, në ekipin e Dinamos së Zagrebit, ku shpresoj të paraqitem sa më mirë dhe të krijoj suksese të reja.
Faleminderit pafund dhe familjes time që çdo herë ishin mbështetja ime më e madhe.