Sport
Futbollistja e PSG-së përfundon në paraburgim, pagoi persona për ta rrahur rivalen e saj që ia zinte vendin në formacion
Demokracia
15:02 | 10 Nëntor 2021

Share:

Aminata Diallo, futbollistja e Paris Saint-Germainit e skuadrës së femrave është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Diallo akuzohet se ka paguar persona për ta sulmuar bashkëlojtaren e saj, Kheira Hamraoui për t’ia pamundësuar aktivizimin në fushë, përcjell Demokracia.com.

Mesfushoret e PSG-së, Diallo, 26-vjeçare dhe Hamraoui, 31-vjeçare konkurrojnë për të njëjtin vend në formacionin titular të parisieneve.

Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, thuhet se dy burra të maskuar e tërhoqën zvarrë Hamraouin nga vetura e saj përpara se ta godasin në këmbët e saj në përpjekje për ta lënduar.

Një shufër hekuri u përdor në mënyrë të vazhdueshme për t’i sulmuar këmbët e Hamraouit gjatë rrahjes që thuhet se ka ndodhur të enjten e kaluar.

Për rastin ka reaguar edhe vetë klubi i Paris Saint-Germainit përmes një komunikate.

“Paris Saint-Germain merr parasysh ndalimin e policisë së Aminata Diallo këtë mëngjes nga Versailles SRPJ si pjesë e procedurave të nisura pas një sulmi të enjten e kaluar në mbrëmje kundër lojtarëve të klubit”, thuhet në deklaratë. /Demokracia.com

Të ngjashme