Sport
Futbollistja e njohur shqiptare, dikur reprezentuese sot pastruese
Demokracia
12:38 | 23 Prill 2022

Share:

Shyret Brahimi nga Shkupi, e cila pothuajse 10 vite ka veshur fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, duke qenë pjesë e saj nga viti 2005 nuk po kalon aspak momente të mira në jetën e saj.

Një nga futbollistet më të mira që ka pasur Maqedonia, e cila kishte arritur të fitonte gjashtë tituj kampioni me KFF Shqiponjat nga Hasanbegu në vitet e 2000-ta, pastaj Nashe Taksi, Ohër e të tjerë, sot jeton me qira së bashku më vëllain e saj, i cili është i martuar dhe ka fëmijë.

Shyretja nga një yll i futbollit në vendin tonë, sot për të sigurur kafshatën e bukës punon si pastruese.

“Unë sot jetoj në gjendje të vështirë financiare. Punoj si pastruese për 2 euro orën, edhe ate jo çdo ditë, por kur të ketë punë më thirrin. Shumë kam luftuar për fanellën e Maqedonisë, ndërsa sot nuk jam askushi. Kam ardhur në situatë me më thirrë dikush të punoj për ndonjë denar. Nuk e di si të veprojë, mu ka mërzitë jeta”, deklaroi ish-lojtarja e njohur për Open-TV, duke bërë lutje tek institucionet e vendit për t’ia siguruar një vend të punës. /Demokracia.com

Të ngjashme