Rei Manaj është zyrtarisht lojtar i lirë. Sulmuesi shqiptar ka përfunduar përpara kohe kontratën e tij me Watfordin.
Është vetë klubi anglez, që përmes fazes së vetë zyrtare, ka komunikuar përfundimi ne bashkëpunimit mes palëve.
Watfordi bën me dije se kontrata është ndërprerë me pëlqim të dyanshëm dhe i uron Manajt suksese në vazhdimësi të karierës së tij.
“Rei Manajt i është ndërprerë kontrata me pëlqim të dyanshëm. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol në shtatë paraqitje pas ardhjes së tij në korrik 2022, megjithëse pjesa më e madhe e kohës së tij në Watford u ndikua nga dëmtimi. I urojmë Reit gjithë të mirat në të ardhmen“, ka njoftuar klubi Watford./Demokracia.com/