Sport
Futbollistin shqiptar të Shkëndijës e lëshojnë nervat, me grushte e shqelma e sulmon futbollistin maqedonas në fund të ndeshjes
Demokracia
18:40 | 06 Nëntor 2022

Share:

Shkëndija e Tetovës barazoi 1:1 me Akademia Panevin në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit në Maqedoninë Veriut.

Në këtë ndeshje nuk munguan as fërkimet e shumta në fushë.

Sabit Bilalin e Shkëndijës e lëshuan nervat në fund të ndeshjes duke e goditur me shqelm njërin nga lojtarët maqedonas në fund të ndeshjes.

Ai u ndëshkua me karton të kuq.

Shkëndija momentalisht ndodhet e dyta me 24 pikë, tre me pak se skuadra tjetër shqiptare Struga Trim &Lum që ndodhet e para me 27 sosh.

Të ngjashme