Sport
Futbollisti ukrainas realizon super gol në Premierligë, “shpërthen” në lot gjatë festës
Demokracia
17:12 | 13 Mars 2022

Share:

Andriy Yarmolenko ka shpërthyer në lot gjatë festës së golit në fitoren e West Ham United në takimin kundër Aston Villës.

West Ham United triumfoi 2:1 ndaj skuadrës nga Birmingnham në Londër, shkruan Demokracia.com.

Ajo që preku të pranishmit në stadium ishte goli i futbollistit ukrainas, Yarmolenkos në minutën e 70-të, vetëm 18 minuta pasi u inkuadrua.

Ai realizoi super gol ndërsa gjatë festës së tij “shpërtheu” në lot. Krejt kjo për shkak të agresionit rus në shtetin e tij.

Shumë prej futbollistëve ukrainas, përfshirë këtu edhe Yarmolenkon kanë reaguar ashpër ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme