Sport
Futbollisti ukrainas emocionon me fjalët për situatën në Ukrainë, pas golit në Ligën e Kampionëve
Demokracia
10:09 | 24 Shkurt 2022

Share:

Roman Yaremchuk ka qenë heroi i Benficës në përballjen e mbrëmshme kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Benfica dhe Ajaxi barazuan 2:2 në takimin e parë të 1/8 së finales, shkruan Demokracia.com.

Golin e dytë dhe të barazimit që jep shpresë për portugezët në ndeshjen e dytë në Holandë e realizoi futbollisti ukrainas, Yaremchuk në minutën e 72-të.

Pas këtij goli Yaremchuk emocionoi të gjithë kur dha një deklaratë për situatën e krijuar në konfliktin Ukrainë – Rusi.

“Unë jam ukrainas dhe jam krenar për këtë. Duke qenë mijëra kilometra larg vendit tim, unë dua të mbështes të gjithë ata që aktualisht janë duke luftuar në vendin tim. Është koha për t’u bashkuar”, tha Yaremchuk.

Në mëngjesin e sotëm kanë nisur bombardimet e para të Rusisë në qendrat kryesore të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetit, Kiev. /Demokracia.com/

Të ngjashme