Sport
Futbollisti turk prezantohet te Liverpooli: Ëndrra ime u bë realitet
Demokracia
19:52 | 03 Shkurt 2021

Share:

Mbrojtësi Ozan Kabak, është prezantua sot te Liverpooli i cili erdhi me shumë buj nga Schalke, transmeton Demokracia.com

“The Reds” ishin në emergjencë në qendër të mbrojtjes si pasojë e dëmtimeve të dyshes Van Dijk – Gomez, andaj ishin të detyruar të sjellin një futbollist ku edhe gjetën akordin me turkun e Schalke 04 për huazimin.

“Liverpool ka qenë skuadra e preferuar e fëmijërisë time,  gjithmonë kam dashur të vija një ditë këtu. Është fantastike të luash në “Anfield” dhe përpara tifozëve tanë të zjarrtë. Më në fund e realizova ëndrrën time. Ekipi është madhështor dhe plot me kampionë”, ka thënë Kabak para mediave angleze. /Demokracia.com

Të ngjashme