Sport
Futbollisti turk i tërbuar për një arsye pas tërmetit: Këta njerëz nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar
Demokracia
20:20 | 07 Shkurt 2023

Share:

Ndërkohë që po numërohen viktimat e tërmetit katastrofik që goditi Turqinë, sportistët atje po bëjnë gjithçka për të ndihmuar shtresat në nevojë, por edhe për të vënë në dukje disa gjëra të tjera që po ndodhin në atë vend këto ditë.

Caglar Söyüncü, një futbollist turk 26-vjeçar i Leicester, vuri në dukje faktin se disa njerëz vendosën të përdorin tragjedinë për të fituar para.

“Ndërsa vendi është në zi dhe njerëzit po përpiqen të shpëtojnë nën rrënoja, disa të pamoralshëm pa kokërr njerëzi po përpiqen të grabisin popullin tonë, duke rishitur batanijet për pesëfishin e çmimit. Këta njerëz nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar, mos i lini të qetë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Demokracia.com.


Söyüncü iu bashkua Leicester Cityt në vitin 2018 nga Freiburg dhe para se të shkonte në Gjermani ai luajti në Turqi./Demokracia.com/

Të ngjashme