Sport
Futbollisti shqiptare pre e grabitjes, hajdutët i thyejnë shtëpinë i vjedhin 70 mijë euro
Demokracia
10:09 | 19 Shkurt 2021

Share:

Sulmuesi kuqezi Rei Manaj, është përballur me një situatë të pazakontë.

Manaj, ra ditën e djeshme pre e grabitjes. 23-vjeçari, ka marrë një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajdutët, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.

Lajmi u zbulua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” bëri me dije se lushnjarit i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro kesh.

“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika. /Demokracia.com

 

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024