Sport
Futbollisti shqiptar vazhdon shkëlqimin në Holandë, Chelsea po i “fërkon duart”
Demokracia
23:02 | 27 Shkurt 2021

Share:

Sezoni i parë dhe sulmuesi kuqezi Armando Broja tregon sesa vlen, transmeton Demokracia.com.

Broja që është i huazuar nga Chelsea te Vitesse në kampionatin holandez, po shkëlqen në këtë fanellë.

Në ndeshjen e sotme Vitesse fitoi thellësisht në shifrat 4:1 ndaj Venlo, me Brojën që dhuroi asistin në golin e parë dhe shënoi golin e fundit, për të hapur dhe mbyllur spektaklin njëkohësisht.

Ky ishte goli i 9 për Armando Brojën në kampionat, ndërsa sirenat bien për Chelsean.

Në fakt këtë qëllim kishte edhe futbollisti shqiptar që pret thirrjen në ekipin që i zotëron kartonin, por këtë herë për të qenë pjesë e palëvizshme për ekipin e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme