Sport
Futbollisti shqiptar viziton Qaben për muajin e Ramazanit
Demokracia
12:50 | 30 Prill 2022

Share:

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski ndodhet në qytetin e Mekës, gjegjësisht në Qabe.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka vizituar vendin e shenjtë për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.

Alioski ka ndarë dy fotografi nga Qabja i shfaqur me veshjen e quajtur “ihram”.

“Ramadan Karim” – ka shkruar në mbishkrimin e fotografive të publikuara nga mbrojtësi i krahut.


Veprimin e Alioskit në muajin e shenjtë të Ramazanit e praktikojnë edhe shumë futbollistë që i takojnë besimit Islam.

30-vjeçari është transferuar verën e vitit të kaluar te klubi arab, Ahli nga Leeds United me parametra zero./Demokracia.com/

Të ngjashme