Sport
Futbollisti shqiptar nënshkruan me skuadrën austriake
Demokracia
16:35 | 11 Gusht 2022

Share:

Futbollisti shqiptar, Etienne Tare mbylli aventurën me Lazion U19 dhe është transferuar në Austri.

SuperSport mëson se djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rapidin e Vienës.

Sulmuesi do të bashkohet me ekipin e dytë të Rapidit, që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak. Etienne ka lindur në Brescia, ekip ku babai i tij kaloi vitet më të bukura të karrierës.

Tani 18-vjeçari është gati të provojë aventurën e parë jashtë Italisë. Objektivi është shënimi i sa më shumë golave dhe kalimi sa më shpejt tek ekipi i parë kryeqytetas. /Demokracia.com

Të ngjashme