Sport
Futbollisti shqiptar kërcënohet me jetë, Skocia nis hetimet
Demokracia
20:03 | 19 Shkurt 2021

Share:

Futbollisti kosovar që luan në kampionatin skocez, Florian Kamberi ka pasur disa momente aspak të mira ditëve të fundit, transmeton Demokracia.com.

Në Britani është shtuar frikshëm numri i njerëzve që dërgojnë mesazhe kërcënuese me jetë për futbollistët e shpesë edhe për gjyqtarët.

Të njëjtën situatë e ka përjetuar edhe Kamberi në Skoci. Sulmuesi i Aberdinit pas ndeshjes me Celtic, ku ai shkëlqeu mori një mesazh aspak të mirë në Instagram.

“Mezi po e pres ditën që do të ndërrosh jetë”, ishte mesazhi që mbërriti në adresën e shqiptarit.

Kaq ka mjaftuar që të vendoseshin edhe autoritetet në lëvizje, duke kërkuar personin përgjegjës te Hiberniani. Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një tifoz të këtij klubi ku më parë ka luajtur Kamberi. Në periudhën që sulmuesi do të largohej në huazim drejt Rangersit, mes fjalëve të shumta të dashurisë që kishte për këtë skuadër, rriti nga ana tjetër edhe urrejtjen te Hiberniani. /Demokacia.com

Të ngjashme