Sport
Futbollisti shqiptar i ndërhyn keq Mourinhos në stërvitje, Cana tallet keq me të
Demokracia
20:55 | 13 Maj 2022

Share:

Mourinho merr shpeshherë pjesë në stërvitjet e Romës dhe vepron si të jetë një lojtar. Gjatë një aksioni, Marash Kumbulla nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të tij duke i dhënë një goditje që e bëri portugezin t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor të klubit.

“Nëse më shihni duke çaluar, duhet ta dini se një lojtar më ka dhënë goditje në stërvitje”. Tifozët kishin dyshime nëse bëhej fjalë për Rick Karsdorp apo Marash Kumbulla dhe ishte vetë Mourinho që sqaroi gjithçka mes batutës, duke treguar edhe imazhin: “Pasi Rick Kardsorp u ngacmua në rrjetet sociale, duhet të postoj këtë foto dhe të them se Marash Kumbulla është fajtor”.

Mbrojtësi shqiptar tentoi të justifikohej dhe mes të qeshurave i ka komentuar në “Instagram”: “Trajner, të kam marrë vetëm topin”. Në këtë moment ishte edhe Lorik Cana që la komentin e tij: “Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullar në Tiranë”.

Të ngjashme