Sport
Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut në telashe, po hetohet nga policia spanjolle
Demokracia
15:55 | 06 Prill 2021

Share:

Policia e Valencias është duke e hetuar futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi teksa dyshohet se ka falsifikuar patentën.

Ndaj mesfushori 25-vjeçar i cili aktivizohet me Levanten në La Liga,  është ngritur akuza për falsifikimit të dokumentacionit pasi u ndalua gjatë udhëtimit me makinën e tipit Porsche Panamera, gjatë një kontrolli rutinë në qytet të hënën pasdite, shkruajnë mediumet spanjolle.

“Mesfushori u ndalua në një kontroll rutinë rreth orës 13:20 pasditen e së hënës, kur po ngiste një Porsche Panamera. Pasi iu kërkua dokumentacioni i tij dhe patenta një nga oficerët e policisë lokale verifikoi që dokumenti i dytë nuk ishte në përputhje me rregullat e sigurisë. Polici ishte në gjendje të verifikonte me sy të lirë se karta ishte shtypur në një formë karte plastike. Përveç kësaj, oficeri i policisë zbuloi se shenja të tjera të sigurisë mungonin pasi shqyrtoi nën dritë ultravioletë”, shkruan të martën “lasportivincias.es”.

Futbollisti gjatë kontrollit, ka treguar bashkëpunim me oficerët e policisë. “Bardhi akuzohet për krim kundër sigurisë rrugore dhe për falsifikim dokumenti. Dokumentacioni do të dërgohet në gjykatë këtë javë. Oficerët e policisë lejuan që futbollisti të telefononte një mik me telefon për të marrë makinë”, raporton “lasportivincias.es”, sipas burimeve të policisë. /Demokracia.com

Të ngjashme