Sport
Futbollisti shqiptar fiton gjyqin në CAS
Demokracia
11:42 | 16 Tetor 2021

Share:

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, fiton gjyqin në CAS ndaj klubit turk të Erzurumspor ku në 22 janar 2021 nënshkroi një marrëveshje për të prishur kontratën.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht çështjen e sulmuesit në FIFA, me një gjyq që përfundoi në favor të tij me klubin turk.

Pas shqyrtimit të çështjes, CAS ka dalë ditën e djeshme me vendim në favor të Sadikut dhe brenda 45 ditëve klubi turk duhet t’i paguajë shqiptarit shumën prej 70 mijë euro plus 20% interes për vonesat.

Futbollisti shqiptar Armando Sadiku transferimi i ri i Erzurumspor

PADIA

Armando Sadiku pas 20 ditësh pritjeje vendos t’i drejtohet FIFA-s për të ngritur një padi kundër klubit ku kërkonte pagesën prej 70 mijë eurosh + 20% interes për vonesën. Një muaj më vonë klubi e çon çështjen në CAS.

Pas procedurave dhe seancave Gjykata Federale Zvicerane i dha të drejtë shqiptarit dhe klubi turk duhet t’i paguajë shumën prej 70 mijë eurosh plus 20% interes për vonesën brenda 45 ditëve ose në të kundërt do t’i bllokohet merkatoja e transferimeve deri në 3 sesione. Sadiku momentalisht është pjesë e skuadrës së Las Palmas në kategorinë e dytë në Spanjë.

Të ngjashme